LDK-së i janë bashkëngjitur edhe 99 të rinj e të reja nga qyteti i Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga kjo parti.
“99 prurje, 99 simpatizantë, 99 djem e vajza, 99 fryma të reja, 99 ferizajas që janë të bindur që ndryshimi po vie”, ka shkruar ajo.
Hyseni u ka premtuar të rinjve se do të jetë zëri i tyre.
“E juaja gjithmonë, edhe për 99 vite…”, ka shkruar ajo.
