Të fundit

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin

Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), ka hedhur sot shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona, Real Madridi, Real Sociedadi, Valencia, Osasuna, Getafe dhe Leganes ishin ekipet që kishin siguruar kualifikimin në këtë fazë.

Ekipi më me fat mund të konsiderohet Real Madridi që shorti i vendosi përballë Leganesit.

Gjiganti madrilen në përballjen e tyre të parë me këtë kundërshtar në kampionat, arriti që të triumfojë me shifrat 3-0.

Ndërsa përballje e vështirë e pret Barcelonën në anën tjetër, të cilët do të duhet ta sigurojnë biletën e kualifikimit në udhëtim ndaj Valencias.

Ndeshjet që zhvillohen në ‘Mestalla’ gjithmonë janë një mision i vështirë për ekipet e mëdha dhe nuk pritet të jetë më ndryshe për blaugranasit.

Të gjitha këto ndeshje është paraparë që të luhen me datat 4, 5 dhe 6 shkurt.

Shorti i plotë i Kupës së Mbretit:

Valencia vs Barcelona

Leganes vs Real Madrid

Atletico Madrid vs Getafe

Real Sociedad vs Osasuna

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci