Të fundit

“Demokracia Serbe” paraqet ankesë kundër Vetëvendosjes

Partia serbe “Demokracia Serbe” ka kumtuar se ka bërë ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të, siç kanë pretenduar ata, “shkeljes së Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe kapitullit për Kodin e Mirësjelljes së Subjekteve Politike”.

“Më 18 janar, në një takim në Gjilan, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë: “Ne jemi më të fortë dhe më të qëndrueshëm se Serbia, populli shqiptar është më i madh dhe më i lashtë”, kanë shkruar në Facebook nga kjo parti, transmeton Paparaci.

Me këtë fjali, sipas tyre, Kurti ka bërë krahasimin e popullin shqiptar dhe serb në tërësi, “duke e vënë popullin shqiptar në pozitë superiore, më të vlefshme dhe më të vjetër se populli serb, duke nxitur kështu diskriminimin dhe urrejtjen ndaj popullit serb të cilët jetojnë edhe në Kosovë si qytetarë të Kosovës”.

“Një qëndrim i tillë nxit drejtpërsëdrejti dehumanizimin e popullit serb si më pak i vlefshëm, dhe rrjedhimisht dhunën ndaj tij”, përfundon kjo kumtesë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci