Dita e parë e paqes në Gaza të hënën kaloi me punëtorët e shpëtimit dhe civilët duke vlerësuar shkallën e shkatërrimit në Rrip.
Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza – shërbimi kryesor i reagimeve – ka deklaruar se janë më shumë se 10 mijë trupa të vdekurish nëpër rrënoja.
Brenda 100 ditëve synojnë të nxjerrin nga rrënojat dhe të heqin nga rruga trupat e të vdekurve.
Pamjet e reja nga Gaza pas 15 muajsh luftimesh tregojnë për shkatërrim total, sidomos në pjesën veriore.
Kombet e Bashkuara më parë kanë vlerësuar se 60 për qind e strukturës së Gazës është dëmtuar apo shkatërruar.
Ndihmat kanë filluar të hyjnë në Gaza menjëherë pas arritjes së armëpushimit. Të paktën 630 kamionë me ndihma kanë arritur vetëm të dielën.
Të hënën edhe 915 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza.
Sam Rose, drejtor i agjencisë së refugjatëve, ka thënë se ndihmat janë vetëm fillimi i sfidës së madhe për ta kthyer jetën në Gaza.
“Nuk po flasim vetëm për ushqim, shëndetësi, ndërtesa, rrugë, infrastrukturë, po flasim për individë, familje, komunitete që duhet të rindërtohen”, ka thënë ai.
