Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, njëherit kandidate për deputete e LDK-së, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Ajo kujton një fjalë të Rugovës se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.
“19 vite pa vizionarin dhe themeluesin e shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, liderin që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Si ideatori dhe ati themeltar i shtetit tonë, Rugova mbetet simbol i unitetit, tolerancës dhe paqes.
Presidenti Rugova synoi një Kosovë të pavarur, me miqësi të forta ndërkombëtare dhe demokraci, duke theksuar gjithnjë se: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Lavdi jetës dhe trashëgimisë së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova!”
