Të fundit

Zogaj nënshkruan deklaratën për fillimin e konkursit ndërkombëtar për “Parkun Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Bibliotekën Presidenciale”

Me kënaqësi dhe nder të veçantë, nënkryetari Zogaj, së bashku me Drejtorin e Planifikimit, Arbërin, nënshkruan deklaratën zyrtare për fillimin e konkursit arkitektonik ndërkombëtar për dizajnimin e “Parkut Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Bibliotekës Presidenciale”.

Ky projekt përfaqëson një pikë referimi për gjithë kombin, duke ruajtur kujtimin e përhershëm për vizionarin dhe liderin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njëkohësisht, kjo hapësirë do të shërbejë si burim i vlefshëm dijeje dhe inspirimi për brezat e ardhshëm.

Në këtë frymë, ftohen arkitektët më të mirë nga e gjithë bota të paraqesin vizionet e tyre dhe të kontribuojnë në një projekt që mishëron vlerat kombëtare, historinë dhe trashëgiminë intelektuale të Kosovës.

Ky është hapi i parë në një proces që do ta transformojë këtë hapësirë në një simbol të përhershëm të unitetit, kulturës dhe arsimit.

#DrIbrahimRugova #BibliotekaPresidenciale #Kryeqyteti

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci