Të fundit

Vuçiqi shpreson se administrata e Trump-it do t’i heqë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

Lidhur me marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Serbisë, Vuçiqi ka pretenduar se do të përpiqet të kontaktojë sa më shpejt me zyrtarët më të lartë amerikanë, transmeton Paparaci.

“Nëse Presidenti Trump mund të kontribuojë në qetësimin e situatës në Ukrainë, kjo do të thoshte gjithçka, edhe për Serbinë, por do të thosha për të gjithë Evropën dhe një pjesë të mirë të botës”, ka thënë Vuçiqi.

Duke folur për sanksionet ndaj NIS, ai ka pretenduar se me këtë nuk do të merret Donald Trump-i, por dikush nga bashkëpunëtorët e tij.

“Jo të gjitha sanksionet mund të hiqen menjëherë dhe në këtë mënyrë, por sigurisht që mund të ndryshojnë shumë. Ai po zhvillon bisedime me përfaqësuesit republikanë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Pra, ata kanë shumicën në të dyja dhomat, ai mund ta ndryshojë këtë. Nuk është aq e thjeshtë sa duket, por mund të bëjë një ndryshim. Pra, ne do të kontaktojmë me ta dhe do të bisedojmë”, shpreson Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci