Të fundit

Reuters: Franca lëshon urdhërarrest të ri për Assadin

Organet hetuese të Francës kanë lëshuar një urdhër arresti kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve.

Kështu I tha Reutersit një burim ligjor të martën vonë.

Mandati u lëshua më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.

Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Në nëntor 2023, gjykatësit francezë kishin lëshuar një urdhër-arrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Ai pasoi një hetim francez për sulmet kimike në Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013 që vranë më shumë se 1,000 njerëz.

Qeveria e Assadit në të kaluarën ka mohuar përdorimin e armëve kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile, e cila shpërtheu në mars 2011.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci