Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, është takuar me banorët e fshatit Dobrosh.
Pasi ka marrë përkrahje të madhe, Beqa ka thënë se Partisë Demokratike të Kosovës po i shtohet forca për të arritur fitore në zgjedhje.
“Sonte, takuam banorët e fshatit Dobrosh. Ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Mbështetja dhe përkrahja që po marrim gjithandej vendit, po na jep forcë për të arritur fitore të sigurt në këto zgjedhje, me Bedri Hamzen për kryeminister”, thuhet në postimin e tij.
