Të fundit

Kusari: Padia e Jusuf Ulajt ndaj gazetarëve, sigurisht që do të dështojë

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka qenë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të monitoruar një rast ku këshilltari i kryeministrit Jusuf Ulaj, ka paditur gazetarët të cilët ia kanë komentuar statusin e tij. Ulaj veç të tjerësh ka paditur edhe gazetarin Vehbi Kajtazi dhe mediumin Paparaci.

Fillimisht, Jusuf Ulaj përmes një statusi i kishte ofenduar rëndë disa gazetarë, duke thënë se mund të kenë ‘probleme me shëndetin mendor’. Kjo kishte ngjallur reagime nga gazetarët e për shkak të kësaj, Ulaj i ka paditur ata në Gjykatë.

Ai po kërkon që gazetarët Vehbi Kajtazi, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj dhe Ilir Mirena të dënohen për fyerje dhe shpifje.

Kusari megjithatë është shprehur e bindur që padia e tij do të dështojë.

“Kjo padi do të dështojë. Sigurisht që do të dështojë”, ka shkruar Kusari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci