Të fundit

Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, Kurti: Ditë historike!

Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili këtë e ka quajtur ditë historike.

“Jemi vendi i vetëm në rajon që me shtetet e EFTA-s kemi marrëveshje edhe për tregti të mallrave edhe të shërbimeve”, ka shkruar tutje kryeministri.

Kurti ka thënë se ky hap paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike ndërmjet republikës sonë dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore si dhe shtysë të fuqishme për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit.

“Falënderoj qeveritë e shteteve anëtare të EFTA-s dhe ministren tonë të Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për angazhimin e madh e me mirëbesim të plotë deri në arritjen e kësaj marrëveshje, nga e cila jemi të bindur që do të përfitojnë bizneset, industritë dhe qytetarët e vendeve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci