Të fundit

Papa Françesku: Inteligjenca artificiale mund të përkeqësojë krizën në rritje të së vërtetës

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ekonomikë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar se teknologjia mund të përkeqësojë “krizën e së vërtetës” në rritje.

Në një deklaratë me shkrim të lexuar në Davos, Papa vlerësoi aftësitë e teknologjisë AI, por paralajmëroi se ajo shkakton “shqetësim të madh” për të ardhmen e njerëzimit, raportoi Reuters.

“Rezultatet që mund të prodhojë inteligjenca artificiale janë pothuajse të njëjta me ato të prodhuara nga njerëzit, gjë që ngre pyetje në lidhje me ndikimin e saj në krizën në rritje të së vërtetës”, tha Papa.

Ai theksoi se qeveritë dhe bizneset duhet të jenë të kujdesshme dhe rekomandoi që ata të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci