Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi ka komentuar tubimin e madh të partisë në Pejë.
Ai ka thënë se Peja është vendi ku tradita, mikpritja e besa kanë rrënjët e thella.
“Kjo asht Peja, me rrethinë qe nderon, por s’duron fyerjen. Asht Peja qe kurrë s’ka nalë me kontribu për Kosovën e lirë e të andrrave, pa kursy kurrgjë”, ka thënë Gashi.
“Në këtë mision, Peja tashma e ka ba zgjedhjen e vet. Vazhdon bashkë me LDK-në fituese, me LDK-në, në ringritjen e madhe t’9 shkurtit”, ka shkruar ai.
“Peja dhe krejt Kosova janë zemra e LDK-së, e rrahjet e saj kanë me kumbue fort në festën e fitores”, ka shkruar Gashi.
