Të fundit

Ekstradohet shtetasi i Shqipërisë i cili po kërkohej nga Kosova

Policia e Kosovës, njofton se është ekstraduar nga Shqipëria shtetasi i Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ekstradimi i personit të arrestuar është bërë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të hënën rreth orës 12:50.

“PKK Vërmicë / 27.01.2025 – 12:50.Raportohet se është bërë pranimi i të ekstraduarit nga Shqipëria mashkull shtetas i Shqipërisë i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. Personi është pranuar nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci