Të fundit

Vërshojnë sulmet ndaj Sami Lushtakut, Dimal Basha e quan “bandit”

Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje e ka sulmuar nënkryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “bandit” Lushtakun, në një postim në Facebook të martën.

“Vota për PDK-në është veç fuqizim për Sami Lushtakun, e që Kosovës nuk i duhen më politikanë që sillen si bandita!”, ka thënë Basha.

“Kosova NUK i duron më banditat!”, ka thënë Basha.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nënkryetari i Skenderajt ka tentuar të sulmojë personalisht eskortën e kryeministrit Albin Kurti të hënën.

Haxhiu, në një postim në Facebook të martën, tha se Lushtaku ka qenë me veturë zyrtare, me targa 02Z, në momentin kur “e ka prerë rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin”.

Haxhiu: Lushtaku ka tentuar të sulmojë eskortën e Kurtit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci