Të fundit

[PAMJE] Shpërthimi me tritol në biznesin e vëllezërve Dezdari në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në një lokal në Pejë të enjten e kaluar.

Paparaci ka siguruar pamje të momentit të shpërthimit, i cili dyshohet se është tritol i vendosur në lokalin e biznesit të familjes Dezdari në Pejë.

Në video mund të dëgjohet shpërthimi i fuqishëm i mesnatës të së enjtes së kaluar.

Prona e sulmuar e familjes Dezdari ndodhet përgjatë rrugës ‘Selman Lajqi’. Në lokalin përdhes të objektit ndodhet lokali, i cili është demoluar gati plotësisht, ndërsa një kat më lartë banojnë dy vëllezërit e familjes Dezdari, me bashkëshortet, nënën dhe katër fëmijët.

Një nga anëtarët e familjes, në një deklaratë për Paparacin të enjten e kaluar, tha se është përpos lokalit, është demoluar edhe një veturë në pronësi të familjes.

Shpërthimi dyshohet se është rrjedhojë e një konflikti mes bandës së Demë Elshani nga Ozdrimi i Pejës me familjen Buquku.

Njëri nga vëllezërit Dezdari është përmendur në kallëzimin penal të Demë Elshanit ndaj familjes Buquku.

Për arsye që ndërlidhen me këtë ngjarje, Alban Dezdari tha se vëllai i tij, Kurbin Dezdari, ka pranuar në vazhdimësi kërcënime nga Qëndrim Elshani, nipi i Demë Elshanit.

Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës tha se ende nuk dihen autorët.

Shkatërrohet grupi kriminal i Demë Elshanit, dyshohohet se planifikuan vrasje

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci