Të fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, sot mbahet gjykimi

Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të mbahet sot më 31 janar.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Po, është shtyrë për të premten më 31 janar në ora 11:00”, tha Gashi për Klankosova.tv

Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci