Të fundit

Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasjen në Bon Vivant

Andi Pajaziti i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në “Bon Vivant”,  është liruar nga akuza për “vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, të Kastriot Ramadanit.

Gjyqtari Eroll Gashi, ka konstatuar se ai ka bërë mbrojtje të nevojshme.

Pajaziti është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

“Lirohet nga ky dispozitiv i aktakuzës sepse ka rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, përkatësisht veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme. Në bazë të nenit 364 të Kodit është fajtor si në dispozitivin e dytë sepse më datën e njëjtë si në dispozitivin e parë i pandehuri Andi Pajaziti ka mbajtur në pronësi në shkelje me ligjit të zbatueshëm për armën e tipit ‘Smith’ të kalibrit 9 milimetërsh e me këtë ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, ka theksuar Gashi.

Gjykata gjithashtu ka vendosur që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci