Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur mirënjohës ndaj tyre për kontributin dhe shërbimi që i bënë Atdheut.
“Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
