Pas tërheqjes së pijes më të famshme, Coca Cola, nga tregu evropian, së fundmi tërheqja e kësaj pije nga tregu ka nisur edhe në Britaninë e Madhe.
Coca Coa ka tërhequr miliona pije nga tregu, pasi që në një seri të pijeve është konstatuar prania e një kimikati të quajtur klorat.
Fillimisht tërheqja e pijeve është fokusuar më tepër në tri shtete, Belgjikë, Luksemburg dhe në Holandë. Mirëpo, tashmë tërheqja e saj ka nisur edhe në Britaninë e Madhe.
Kimikati është vërejtuar në marka si Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid.
Efektet e kloratit te njerëzit nëse merren me doza të larta mund të shkaktojnë të vjella, diarre dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të absorbuar oksigjenin.
