Të fundit

Grenelli i kthen nga Venezuela gjashtë “pengjet amerikane”

Gjashtë amerikanë janë rikthyer në vendlindje nga Venezuela.

Ata u liruan pas një takimi që pati emisari presidencial për detyra të veçanta, Richard Grenell me presidentin e këtij shtetit, të kontestuar nga SHBA-ja, Nikolas Maduro.

“Jungjatjeta! Unë jam një diplomat amerikan i dërguar nga Presidenti Trump, dhe jam këtu që t’iu kthej në shtëpi”, citohet të iu ketë thënë Richard Grenell 6 bashkëvendësve të tij, pak orë pasi i liroi nga burgu në Venezuelë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë i kishte bërë thirrje Karakasit zyrtar që t’i lironte ata që i quajti “pengjet amerikanë” – si dhe të pajtohej e të pranonte kriminelët venezuelianë të dëbuar nga ShBA-ja, ose të përballej me pasoja.

Të paktën nëntë persona me nënshtetësi amerikane besohet të jenë në mesin e mbi 2,200 të arrestuarve nga autoritetet venezueliane pas protestave mbarëkombëtare mbi rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve të korrikut 2024, në të cilat Maduro e mori mandatin e tretë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci