Melania Trump, teksa u rikthye në Shtëpinë e Bardhë ka realizuar edhe një fotosesion si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.
Teksa Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së, ish-modelja është fotografuar për numrin e ri të revistës “Hello”, me një zgjedhje elegante dhe serioze në veshje.

Melani duket se ka evoluar që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë katër vjet më parë. Pasi kaloi pak kohë larg vëmendjes, ajo u fokusua në rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë, kushtuar djalit të saj, Barron. Sipas bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë, stilistit Hervé Pierre, fotografit të saj zyrtar Regine Mahaux dhe stilistit të brendshëm Tham Kannalikham, vetëbesimi i saj është rritur mjaftueshëm muajt e fundit. Tani, si Zonjë e Parë për herë të dytë, ajo është gati të përballet me sfida të reja, shkruajnë mediat e huaja.

“Ajo ka qenë gjithmonë aktive, por tani duket se ka më shumë liri për t’u shprehur”, thotë fotografi i saj, Regine Mahaux ndërsa shton: “Ajo është një person ndryshe nga sa ishte tetë vjet më parë dhe gjithmonë i ka qëndruar besnike vetes. Këtë herë energjia është ndryshe, pasi Presidenti është rrethuar me fytyra të reja”.
Ekipi i saj e përshkruan atë si një grua me personalitet të vendosur. Edhe pse i jep prioritet bashkëshortit dhe Barron, ajo gjithashtu arrin të balancojë rolin e saj si Zonjë e Parë.
“ Melani e di gjithmonë se ku duhet të jetë. Ajo është gjithmonë në krah të burrit të saj. Ajo është e shkëlqyer në mbështetjen e rolit të Presidentit. Ajo vë familjen e saj në radhë të parë dhe kjo është diçka që unë e vlerësoj, vlerat e saj familjare janë të forta,” shprehet ai sipas protothema.gr.
