Kosova dhe Mali i Zi kanë krijuar reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë”, ka shkruar Haxhiu.
