Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Selver Xhelili, ka thënë se tubimi në Gjilan ka dëshmuar kthimin e përkrahjes për PDK-në.
Sipas Xhelilit kësi ndryshime do të ndodhin në tërë Kosovën me qeverisjen e Bedri Hamzës.
Xhelili ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për përkushtimin ndaj PDK-së.
“Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet që kanë ndodhur brenda Degës së PDK-së me sjelljen e kuadrove të reja, e që ndryshimet nga udhëheqja e Qeverisë së re të Kosovës nga Bedri Hamza, do të ndodhin edhe në shtet. Faleminderit qytetarëve të Gjilanit që sonte e treguan përkushtimin ndaj PDK-së, vlerësuan reformat në parti dhe besojnë për ndryshimet që do t’i bëjmë në krejt Kosovën. Tash Kosovën, e së shpejti në zgjedhjet lokale, edhe për ta qeverisur Gjilanin. VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅ Voto Bedri Hamza1️⃣✅ Voto Memli Krasniqi2️⃣✅ Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅”, thuhet në postimin e tij.
