Të fundit

Serbi në veri: Do t’i ndal makinat e kriptovalutave përkohësisht

Ministrja Rizvanolli të martën ka marrë vendim me anë të së cilit është ndaluar prodhimi i kriptovalutave në Kosovë.

Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë) nga veriu i Kosovës planifikon të ndalë makinat e tij të prodhimit të kriptovalutave për një kohë, nga të cilat fiton rreth 2 mijë euro në muaj.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka vendosur kështu pas vendimit të 4 janarit të Qeverisë së Kosovës, i cili ndalon prodhimin e kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës me energji elektrike.

Pajisjet që prodhojnë kriptovaluta konsumojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.

“Nuk do të ishte e këndshme nëse ata vijnë dhe marrin këto pajisje në vlerë rreth 20-30 mijë eurosh”, thotë Dragani.

Dragani ka katër vjet që merret me prodhimin e kriptovalutave. Ai ka gjithsej shtatë pajisje në tarracën e banesës së tij. Disa thotë se janë të reja, e disa të përdorura i ka blerë “nga shqiptarët”.

“Kam llogaritur, e gjithë bota po prodhon (kriptovaluta), po paguan energjinë elektrike. Ne këtu nuk paguajmë rrymë, kështu që pse mos t’i prodhoj”, thotë ai.

Më herët, tregon ai, faturat mujore të energjisë elektrike nga institucioni serb (Elektrokoorporata e Serbisë) arrinin deri në 230 euro, por muajt e fundit, ai nuk e di se sa shpenzon pasi faturat nuk i vijnë fare.

Sipas tij, në komunat në veri të Kosovës ka një numër të madh të njerëzve që prodhojnë kriptovaluta.

“Shumica dërmuese kanë një pajisje në shtëpi”, thotë Dragani.

“Ju investoni 3-4 mijë euro dhe kjo të sjellë fitim prej rreth 300 eurosh në muaj”, shton ai./REL

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci