Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Adelina Grainca ka thënë se pagesa e TVSH-së për mallra do të bëhet në muajin pasues të importimit e jo më në kufi.
Sipas saj, ky do të jetë lehtësim i madh për bizneset sepse pagesa do të bëhet pasi potencialisht të realizohet shitja e mallit.
“Edhe Superpuna për Gratë do t’ua mbulojë bizneseve që punësojnë gra pagën për 6 muaj”, ka thënë Grainca.
“Këto ishin vetëm disa nga pikat pozitive të lehtësirave që do t’i bëjë Qeveria Kurti 3 që prezantova në biznesin AIQES Home e cila udhëhiqet nga Anisa Fetahu, themeluar në marsin e vitit të kaluar dhe që merret me orendi shtëpiake e ndriçim”, ka thënë ajo.
