Të fundit

Albin Kurti “sulmon” përsëri vëllezërit Devolli

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ofensivën kundër biznesmenëve “Devolli”.

Nga qyteti i tyre i lindjes, Peja, Kurti sikurse në tubimin e parë edhe në tubimin përmbyllës “sulmoi” vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli.

Ai iu bëri thirrje që të kthejnë paratë e fituara nga Gjykata e Arbitrazhit në rastin e njohur si “Dardafon”.

“Këta (Devolli) hala nuk i kanë kthy paret e Telekomit. Blerim e Shkëlqim ktheni paret. Nuk janë t’uajat. Me arbitrazh të kurdisur i kanë marrë ato pare. Ku është tash Z-mboile vetëm një punëtor e ka. 62.6 milionë euro duhet me i kthy”, tha kryeministri Kurti në fjalimin e tij.

Kurti ishte kritikuar ashpër për “sulmet” e tij të vazhdueshme ndaj dy biznesmenëve më të mëdhenj në Kosovë, Blerim e Shkëlqim Devolli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci