Të fundit

Prishtinë: Arrestohen katër të dyshuar për dhunë në familje

Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar katër burra të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në të gjitha rastet femra është viktimë.

Rastet e dhunës në familje i gjeni më poshtë:

-Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Prishtinë / Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

-Prishtinë / Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

-Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci