Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka marrë përkrahjen edhe nga familja Buzoku nga Hajvalia.
Sadiku është takuar me anëtarët e kësaj familje, të cilët njihen si përkrahës të mëdhenj të LDK-së.
Sipas Sadikut, zërat e ndryshimit janë në rritje në Gollak.
“Në familjen Buzoku ne Hajvali! Familja Buzoku është përkrahëse e vazhdueshme e LDK-së.
Mbrëmë kemi takuar anëtarët e kësaj familje për të biseduar dhe kujtuar angazhimin e bacit Azem Buzoku, i cili ka qenë njëri nga përkrahësit më të mëdhenjë të LDK-së në Hajvali. Çdo ditë po rriten zërat e ndryshimit në Gollak! Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅ Lumir Abdixhiku 1✅ Izet Sadiku 35✅”, thuhet në postimin e Sadikut.
