Të fundit

Hamza: Kërkova që në listë për deputetë të mos kemi asnjë kandidat me aktakuzë, ashtu edhe u bë

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër thotë se lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie është gjithëpërfshirëse.

Ai thotë se ka vendosur standarde në listë, duke kërkuar që të mos ketë njerëz me aktakuzë të përfshirë.

“Lista ka qenë gjithëpërfshirëse, kemi vendosë standarde. Një standard që e kam kërku dhe jam mirënjohës gjitha strukturave të PDK-së që më kanë përkrah në këtë drejtim është që në listë mos me pasë asnjë njeri me aktakuzë. Unë dikush që mundet më pasë një aktakuzë e kuptoj edhe prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar por në listë ka qenë kërkesë standarde që njerëzit me aktakuza mos me qenë në listë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, PDK është e vetmja parti politike që nuk ka kandidatë me atakuzë.

“PDK nga sa unë e kuptova në publik është e vetmja parti politike e cila nuk e ka asnjë kandidat me aktakuzë. Është gjithëpërfshirëse sepse është një kombinim i moshave, profesioneve, gjinive dhe të gjithë janë të përfaqësuara në listën e PDK-së. Mbi 60 janë që garojnë për herë të parë, besoj që janë vlerë e shtuar për PDK-në”, ka shtuar ai në Dukagjini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci