Të fundit

Kajtazi për deklaratën e turpshme të Gacaferit: Është një prej llumave të Kurtit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së turpshme të Luan Gacaferit, kandidatit për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gacaferi e ka vlerësuar “lajm të mirë” përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Në një postim në rrjetin social Facebook të martën, Gacaferi, i cili përfaqëson partinë Guxo në listën e Vetëvendosjes, e cilësoi “lajm të mirë” edhe vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit.

Ndaj komenteve të Gacaferit, ka reaguar gazetari Kajtazi, i cili e ka quajtur “një llum” kandidatin për deputet.

“Qyky tipi qe doket si njeri pritet me qene deputet ne Kuvendin e Kosoves. Është i listës Guxo të udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci”, ka thënë Kajtazi.

“Këtë tipin që doket si njeri e ka votu populli në listë me Albin Kurtin. Është mes llumave që i ka pri Albin Kurti në garën elektorale për ta udhëheq Kosovën në 4 vjetet e ardhshme”.

Kandidati i LVV-së i gëzohet përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Thaçit

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci