Të fundit

Përfundon me barazim drama në “Stadio Olimpico”

Lazio nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në dramën e zhvilluar sot mes Empolit, e cila përfundoi me rezultat 3:3.

Futbollisti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami kaloi në epërsi Empolin në minutën e gjashtë, duke mposhtur Strakoshën nga pika e bardhë. Szymon Zurkowski shënoi dy minuta pas Bajramit, duke thelluar epërsinë për 2:0.

Sulmuesi Italian, Ciro Immobile riktheu në lojë Lazion, duke shënuar në minutën e 14-të për rezultatin 1:2.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë e Empolit.

Lazio u rikthye më pas në pjesën e dytë me sulme të shumta, ndërsa golin e barazimit e gjeti pas 22 minutave. Milinkovic-Savic shënoi për rezultatin 2:2. Lazio protestoi për një penallti në minutën e 72-të por gjyqtari dhe dhoma e VAR-it nuk mendoi njësoj.

Empoli kaloi përsëri në epërsi në minutën e 75-të, me golin e Francescos.

Lazios iu mohua edhe një gol në minutën e 78-të pasi që Patric kishte luajtur me dorë dhe goli iu anulua.

Në minutën e 86-të u akordua penalti për Lazion, mirëpo goditjen e Immobiles e ndali portieri i Empolit, Guglielmo Vicario.

Rezultatin e barazoi Milinkovic-Savic në minutën e 93-të, duke i dhuruar një pikë të vlefshme Lazios.

Me këtë barazim Lazio zë vendin e tetë në tabelë me 32 pikë, ndërsa Empoli radhitet menjëherë pas Lazios në vendin e nëntë me katër pikë më pak.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci