Të fundit

Cakolli i DnV-së: Nuk janë numëruar 100% të votave

Aktivisti i shoqërisë civile, Eugen Cakolli ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka numëruar ende të gjitha votat nga vendvotimet brenda vendit.

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim, monitoruese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, tha sot se thjesht janë procesuar disa vendvotime të mbretura nga rezultatet preliminare në ditës pas zgjedhjeve.

“Nuk janë numëruar 100% të votave nga KQZ-ja! Thjesht, janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve. Procesi i “verifikimit” është ende duke vazhduar”, tha Cakolli.

Ai tha se edhe 150 vendvotime kanë mbetur pa u numëruar.

“Nëpër Qendra Komunale të Numërimit ka ende mbi 150 vendvotime për t’u numëruar, 2/3 e së cilave janë në Prishtinë dhe Pejë – që edhe ato do të duhej të përmbylleshin maksimalisht deri në fund të javës”, tha ai.

Për t’a rritur transparencën, sugjeroi Cakolli, KQZ-ja do të duhej që sa më shpejtë t’i publikojë në kohë reale rezultatet nga “verifikimet” e votave të subjekteve dhe rezultatet për kandidatë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci