Të fundit

‘Dardanët’ “bojkotojnë” Kosovën në duelin vendimtar

Ndeshja më e rëndësishme e Kosovës për parakualifikimet në Kampionatin Botëror është duke u zhvilluar pa përkrahjen e tifozëve të kombëtares, “Dardanët”.

Kosova është nikoqire e Azerbajxhanit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku fitorja është më se e rëndësishme për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin tutje në fazën e radhës.

Megjithëse kënga e “Dardanëve” jehonte në palestër nga audio të ndryshme, zëri i tyre nuk dëgjohej gjëkundi.

Pjesa e dedikuar për tifozët ultras ishte e boshatisur plotësisht.

Kosova e Azerbajxhani ndajnë pikët e njëjta në grup, nga pesë pikë, kurse lidere e Grupit A është Zvicra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci