Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi të njëjtit sot janë arrestuar në vazhdimin e aksionit “Brezovica”.
Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media nga kryeprokurori Shukri Jashari i cili tha se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit, e po ashtu është ndaluar edhe një qytetar.
“Janë bastisur 9 lokacione në 3 komuna. Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova materiale. Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish sekretari Arben Çitaku”, ka thënë Jashari.
Tutje ai ka shtuar se qytetari i ndaluar është investitor i një lagjeje në Brezovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit
Ndërkohë që kapiteni Agron Haziri ka treguar se një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm është liruar në procedurë të rregullt.
