Një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka ndarë SHBA-në dhe Evropën në çështjen e luftës së Ukrainës.
SHBA-ja të hënën ka votuar kundër rezolutës evropiane që e dënonte Rusinë si agresore në luftën në Ukrainë.
Në këtë rast, Shqipëria doli përkrah shteteve evropiane që me shumicë dërrmuese votuan për këtë rezolutë.
Mirëpo votimi kundër nga SHBA-ja, sinjalizon ndryshim të madh në politikën amerikane pasi Donald Trumpi ka refuzuar të fajësojë Rusinë për luftën dhe ka vënë në dyshim edhe përkrahjen ushtarake për Ukrainën.
Përkrah SHBA-së që votuan kundër kësaj rezolute ishin shtete kryesisht me regjime autoritare si Rusia, Hungaria, Izraeli e Koreja e Veriut.
Si zakonisht, Kina neutrale abstenoi.

