Lista Serbe ka dënuar “brutalitetin policor” gjatë arrestimit të gjashtë të rinjve mbrëmë në Mitrovicën e Veriut, duke kërkuar që inspektorati policor urgjentisht të bëjë hetime dhe të pezullojë “përgjegjësit” për këtë incident deri në përfundimin e hetimeve.
“Shkelja e ligjit, rregullat e policisë për trajtimin e qytetarëve dhe mbi të gjitha shkelja e të drejtave të njeriut të qytetarëve është pasojë e retorikës nxitëse të ushqyer nga regjimi në Prishtinë, si dhe mosndëshkimit të atyre që janë përgjegjës për qindra sulme ndaj serbëve. Përderisa presim me vite aktgjykim ndaj policëve që keqpërdorën pushtetin dhe keqtrajtuan fizikisht dhe mendërisht bashkëqytetarët tanë, ngjarje të tilla do të vazhdojnë të ndodhin”, pretendohet në propagandën e radhës së Listës Serbe.
Ata kanë shtuar se presin që “EULEX-i urgjentisht të nxjerrë një raport për monitorimin e punës së policisë së Kosovës, veçanërisht në veri të Kosovës”, me theks në rastet në të cilat “ka dëshmi të dukshme të brutalitetit policor”.
Lista Serbe, sipas fjalëve të tyre, do të vazhdojë të kërkojë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë tërheqjen e “formacioneve policore mono-etnike policore nga zonat serbe”, sepse “me veprimet e tyre kërcënojnë paqen në këtë rajon”./Paparaci.com
