Të fundit

Sot shpallet aktgjykimi për Millorad Dodikun

Sot në Gjykatën e Bosnje-Hercegovinës do të jepet aktgjykimi i shkallës së parë kundër kryetarit të entitetit serb të quajtur të Republika Serbe, Millorad Dodik dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Millosh Llukiq.

Dodik dhe Llukiq mund të dënohen për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Christian Schmidt.

Dënimi maksimal është deri në pesë vjet burg dhe prokuroria kërkoi afër maksimales.

Ai gjithashtu përballet me një ndalim për të mbajtur poste politike. Prokuroria kërkoi 10 vjet ndalim, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi lirimin.

Aktgjykimi është caktuar për në ora 13:00 dhe do të shpallet nga gjyqtarja Sena Uzunoviq.

Në të njëjtën kohë, sot, si dje, në Banjallukë do të mbahet një tubim në mbështetje të Millorad Dodikut ku pritet të marrin pjesë shumë mbështetës të tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci