Të fundit

Si erdhi deri te procesi ndaj Dodikut dhe Lukiqit?

Në verën e vitit 2023, Dodiku zhvilloi edhe një betejë të tij me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Hans Christian Friedrich Schmidt. Asambleja Kombëtare miratoi një ligj sipas të cilit vendimet e Përfaqësueses së Lartë nuk do të botohen në “Gazetën Zyrtare”, transmeton Paparaci.

Para se të hynte në fuqi, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt e anuloi ligjin. Kur Dodiku paralajmëroi se do të nënshkruante një dekret për shpalljen e ligjit edhe pse ai ishte anuluar, Schmidt, sipas autoritetit të tij, e ndryshoi Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, ashtu që mosbindja ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë u bë vepër penale.

Duke kundërshtuar këto vendime, Dodiku megjithatë nënshkroi një dekret që shpalli dy ligjet e anuluara. Dy drejtorë të “Gazetës Zyrtare” dhanë dorëheqje për vetëm pak muaj dhe në fund Millosh Llukiqi, si ushtrues detyre të drejtorit i publikoi ligjet e miratuara në “Gazetën Zyrtare”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci