Të fundit

Gashi: Çka kemi bërë ne për 20 vjet as regjimi serb nuk ka bërë

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherësh publicist, Shkëlzen Gashi ka folur për zhvillimet në 20 vjetët e fundit në Kosovë.

Ai thotë se janë të pakta gjërat e mira që kanë ndodhur në këtë periudhë. Sipas tij, ajo që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 20 vjet, nuk i ishte bërë as nga regjimi serb.

“Në shumicën e fushave jemi, jo më së keqi në rajon por më së keqi në Evropë dhe ndoshta konkurrojmë edhe në botë. As regjimi okupues kriminel serb në vitet e 90’ta nuk i ka bo çka i kemi bërë na për 20 vjet’, tha Gashi.

“Natyrisht, janë do hapa pozitiv e sene të mira që kanë ndodhur për këto 20 vjet, për shembull, një prej tyre është ajo e vitit 1999, dëbimi i trupave serbe prej Kosovës por unë konsideroj se kjo është më shumë meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në fakt e Aleancës NATO dhe viti 2008, shpallja e pavarësisë e cila faktikisht është një deklaratë e shkruar prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përkthyer dhe lexuar prej neve”.

“Ndoshta ka disa gjëra pozitive por unë e shoh si shumë të errët këtë”, deklaroi ai në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci