Të fundit

Azdren Shala: Hekuran Murati është djali i një spiuni

Historiani dhe ish-anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, është “djali i një spiuni” të ish-Jugosllavisë.

Në një deklarim për televizionin Klan Kosova të enjten, Shala tha se babai i ministrit aktual të Financave ka punuar në regjimin e Sllobodan Millosheviqit deri në vitin 1999.

Ai tha se edhe vëllai i ministrit Murati ka punuar në sistemin shtetëror të udhëhequr nga Millosheviqi.

“Në Vetëvendosje performon nëse je i padijshëm si Agim Bahtiri, nëse je me Serbinë si Mimoza Kusari-Lila edhe nëse je hajn si Hekuran Murati, si Faton Peci. Hekuran Murati është djal i spiunit. Po ta them publikisht, troç. E dijnë krejt. Babai i tij, vëllai i tij kanë punuar me Serbinë deri në 99’”, ka thënë Shala.

Shala dha sot dorëheqje nga Partia Socialdemokrate, anëtar i së cilës ishte për disa vite.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci