Të fundit

Gjobitet rëndë shoferi në Ferizaj, policia tregon arsyen

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj të shtunën  kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26 shkurt kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci