Të fundit

Behrami: Kjo është anarki, Kurti sot krijoi një precedent shkatërrues për institucionet

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka krijuar sot një precedent shkatërrues për institucionet e Kosovës.

Anëtari i PDK-së dhe ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi tha se nga sot “çdo kriminel, çdo dëshmitar, duke e ndjekur shembullin e kryeministrit”, lirisht mund t’i sfidojë institucionet e drejtësisë.

“Kjo është anarki! Albin Kurti krijoi sot një precedent shkatërrues për institucionet demokratike të Kosovës! Nga sot, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, çdo i pandehur, çdo dëshmitar, çdo kriminel, duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit të Kosovës, lirisht mund t’i sfidojë institucionet e drejtësisë!”, ka thënë Behrami.

“Kurti i poshtëron krejt institucionet demokratike për ta krijuar idenë se ai është zëvendësim i krejt këtyre!”.

Kjo është përmbysje e shtetit ligjor!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci