Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në mdeshjen e parë kundër Atletico Madridit, të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Reali shënoi fitore me rezultat 2:1, me golat e Rodrygo ‘4 dhe Diaz ‘55.
Për Atleticon golin e shënoi Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 32-të.
Ndeshja e kthimit dhe përcaktuese për skuadrën që do të vazhdojë tutje do të zhvillohet javën e ardhshme.
