Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është duke menduar largimin nga United para skadimit të kontratës. Sipas “Daily Star”, Ronaldo nuk është i kënaqur me trajnerin e përkohshëm, Ralf Rangnick.
Ronaldo thuhet se do të ketë ndikim në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, ndërsa drejtuesit e klubit anglez janë në pozitë të vështirë.
36-vjeçari ishte transferuar te United në fillim të sezonit ndërsa ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2023.
