Manchester City i shtohet garës për shërbimet e yllit të Borussia Dortmund, Erling Haaland. Për skuadrën angleze Haaland është synimi i tyre kryesor në këtë merkato dhe do të kërkojnë me ngulm transferimin e tij.
Pas largimit të Ferran Torres dhe ikonës së klubit, Sergio Aguero, klubi është duke menduar për përforcim të sulmit dhe talenti 21-vjeçar është i duhuri.
“City po planifikon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Haaland gjatë javëve dhe muajve në vijim, por nëse 21-vjeçari zgjedh apo jo një lëvizje në stadiumin Etihad është një çështje tjetër”, shkroi David Ornstein për Athletic.
Pas norvegjezit Haaland janë edhe Barcelona, Real Madridi, PSG, Bayerni e shumë skuadra tjera evropiane
Në rast të dështimit të transferimit, City po monitoron gjithashtu sulmuesin e Real Sociedad, Alex Isak dhe qendërsulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
