Të fundit

Investitorët e Tesla kërkojnë dorëheqjen e Musk, thonë se ka shkatërruar reputacionin e kompanisë

Një nga investitorët më të hershëm të Tesla ka deklaruar se Elon Musk duhet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të prodhuesit të veturave nëse nuk heq dorë nga puna e tij e re në qeveri.

Ross Gerber tha se manjati dhe këshilltari i Donald Trump kishte humbur fokusin duke pasur parasysh interesat e tij në rritje dhe tani ishte shumë “përçarës”.

Ai përmendi rolin paszgjedhor të Musk në krye të Departamentit të ri të Efiçencës Qeveritare të administratës Trump (DOGE).

Dhe ky rol me sa duket ka tërhequr zemërimin e publikut dhe protestat, për shkurtimet e planifikuara në rritje të stafit të qeverisë federale.

Gerber tha: “Unë mendoj se Tesla ka nevojë për një CEO të ri dhe vendosa sot që do të filloja ta them atë.”

“Është koha që dikush të drejtojë Teslan. Biznesi është lënë pas dore për një kohë të gjatë. Ka shumë gjëra të rëndësishme që po bën Tesla, kështu që Elon ose duhet të kthehet dhe të jetë CEO i Tesla dhe të heqë dorë nga punët e tij të tjera ose duhet të fokusohet te qeveria dhe të vazhdojë të bëjë atë që po bën, por të gjejë një CEO të përshtatshëm për kompaninë.”

Sipas Gerber, prodhuesi ishte “absolutisht” në krizë dhe emërimi ishte ndër disa arsye që ai kishte shitur një numër të konsiderueshëm aksionesh në muajt e fundit.

Raportohet se një rënie e vlerës së kompanisë filloi pak para se Trump të merrte detyrën.

Gerber tha se ndërsa produktet e Tesla ishin padyshim më të mirat përreth, Musk kishte ndarë shumë pak kohë për kompaninë edhe që nga blerja e X.

Ai shtoi se postimet e tij në rrjete sociale dhe puna me presidentin që atëherë i kishin sjellë shumë publicitet negativ Teslas.

“Reputacioni i kompanisë sapo është shkatërruar nga Elon Musk”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci