Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin për çka të festonin të dielën kur pritën Bajramin e Madh.
Por pakësimi i ndihmave dhe luftimet nisën mes Izraelit dhe Hamasit.
Bombardimet izraelite gjatë natës lanë të vrarë 19 persona, shumica gra dhe fëmijë, kanë thënë autoritetet palestineze të dielën.
Shumë prej tyre e falën Bajramin nëpër xhamitë e shkatërruara, atë që shënon fundin e muajit të shenjtë për myslimanët.
Supozohet se është rast gëzimi kur familjet shtrojnë drekën dhe blejnë rroba të reja për fëmijët, ama, shumica e 2 milionë banorëve të Gazës mezi po mbijetojnë.
“Është Bajram i pikëllimit”, thotë Adel al-Shaer pasi fali Bajramit nën rrënojat e pjesës qendrore të qytetit Deir al-Balah. “Kemi humbur të dashurit tanë, fëmijët, jetën dhe të ardhmen tonë”.
20 anëtarë të familjes së tij të gjerë janë vrarë nga bombardimet izraelite, përfshirë katër nipat e tij ditë më parë. Nis të qajë kur tregon historinë.
“Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe rrethim”, thotë Saed al-Kourd, besimtar. “Vijmë t’i kryejmë ritualet e Zotit me qëllim që t’i bëjmë fëmijët të lumtur, por sa për gëzimin e Bajramit. Nuk ka Bajram”.
Ndërmjetësuesit arabë kanë bërë përpjekje që të arrijnë armëpushimin e radhës, pasi të mëparshmin e prishi Izraeli në përpjekje për të rritur pazarin në negociata me Hamasin.
