Të fundit

Kontrolli i përbashkët në pikat kufitare Kosovë-Maqedonia e Veriut nga mesi i prillit

Sistemi i përbashkët i kontrollit në vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të fillojë të funksionojë në mes të muajit prill, ka konfirmuar ambasada e Kosovës në Shkup.

Zbatimi do të fillojë në të njëjtën kohë në vendkalimet Elez Han/Bllacë dhe Glloboçicë/Jazhincë.

Sipas tyre, sistemi do të funksionojë sipas modelit “hyrje-hyrje”, transmeton Paparaci.

“Kontrollet do të kryhen ekskluzivisht nga policia e vendit të hyrjes, ndërsa zyrtarët e policisë do të punojnë në një ambient të përbashkët”, pretendohet në ambasadë.

Ky sistem pritet të fillojë të funksionojë në mesin e muajit prill.

“Prolongimi disaditor është bërë për të finalizuar përgatitjet teknike dhe logjistike të ekipeve që po punojnë intensivisht për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore”, kanë thënë në ambasadë.

Pritet që ky model të reduktojë kohën e pritjes dhe të kontribuojë në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që udhëtojnë në të dy drejtimet.

Ndryshe, funksionimin e këtij sistemi e kishte paralajmëruar në janar të këtij viti ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat, duke lejuar që qytetarët të kontrollohen nga një doganier i vetëm, gjë që do të reduktojë kohën e pritjes dhe do të lehtësojë kalimin.

“Në platformën e përbashkët ‘cloud’, të dhënat ndahen mes dy ministrive kompetente, për të mundësuar hyrjen e qytetarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, vetëm në bazë të kontrollit nga një zyrtar i policisë”, kishte thënë Toshkovski./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci