Të fundit

Gruaja tenton të hapë derën e aeroplanit me mbi 200 pasagjerë

Fluturimi Bali-Melburn bën ulje të detyruar pas tentativës së një pasagjereje për të hapur derën e aeroplanit.

Një fluturim i kompanisë ajrore “Jetstar”, me mbi 200 pasagjerë nga Bali, Indonezi drejt Melburnit, Australi, u detyrua të kthehej mbrapsht pasi një pasagjere tentoi të hapte një derë të aeroplanit mbi Oqeanin Indian. Incidenti ndodhi të hënën mbrëma, më 31 mars, dhe kompania e konfirmoi ngjarjen në një deklaratë të martën.

“Bëri veprime të papranueshme dhe u tregua agresive ndaj ekuipazhit,” tha Jetstar, duke sqaruar se pasagjerja u nxor nga aeroplani nga autoritetet lokale në Bali pas uljes.

Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, gruaja në pjesën e pasme të aeroplanit arriti të ngrinte dorezën e derës, por një sinjal alarmi njoftoi ekuipazhin në kohë. Të dhënat nga Flightradar24 tregojnë se aeroplani u kthye rreth një orë pas nisjes.

Jetstar theksoi se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti i saj kryesor dhe se sjellje të tilla nuk do të tolerohen. Incidentet me pasagjerë problematikë janë rritur vitet e fundit, me raste ku pasagjerët kanë hapur daljet e emergjencës, kanë sulmuar ekuipazhin ose kanë detyruar ulje emergjente.

Në vitin 2023, një burrë hapi derën e një aeroplanit të Asiana Airlines pak para uljes, ndërsa një tjetër u arrestua në SHBA pasi hapi një derë dhe sulmoi një anëtar të ekuipazhit gjatë fluturimit. Autoritetet ajrore po marrin masa më të ashpra për të parandaluar raste të tilla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci